Pretendimet për dhunë ndaj protestuesit të arrestuar, dy ekipe të Avokatit të Popullit në terren për verifikimet e nevojshme

04/07/2026 14:29

Avokati Gentian Serjani ka bërë një denoncim publik lidhur me trajtimin e një prej të arrestuarve që mbahet prej rreth 48 orësh në bllokun e sigurisë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, Niko Qarkaj.

Sipas avokat Serjanit, klienti i tij është dhunuar nga forcat e policisë gjatë qëndrimit në qeli, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është marrë parasysh, pavarësisht se vuan nga epilepsia dhe ka shfaqur disa kriza gjatë ndalimit.

Pas kësaj dy ekipe të Avokatit të Popullit kanë shkuar për inspektim, njëri në spitali dhe ekipi tjetër te Bllokut të Sigurisë, për të verifikuar dhunën e pretenduar ndaj protestuesit.

Top Channel