“S’kërkoj mëshirë, por ka dy standarde”/ I dënuar për vrasjen e kamarierit, Erjon Llapushi ‘shpërthen’ ndaj gjykatës: Tragjedia po kthehet në padrejtësi
Aurela Gaçe ka reaguar pas thirrjeve për bojkot të koncertit të saj në Shkodër.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se është “bijë e popullit” dhe duke i bërë thirrje personave që kanë përdorur foton e saj.
Postimi i plotë:
Nëse po lufton për një çështje të madhe kombëtare, sillu si e madhe.
Unë jam bijë e popullit.
Jam krah tij edhe me vepra.
Ndaj kujdes, e dashur, kur të marrësh foton e dikujt që:
1- nuk ka punuar kurrë në shtet.
2- nuk merr rrogë askund ku cenohen taksat e popullit.
3- nuk ka pranuar kurrë të jetë pjesë fushatash elektorale.
Pra, vërtet jam person publik, por jo ai ose ajo që ka vjedhur këtë popull.
PROTESTA IME ËSHTË E LEXUESHME NË ÇDO POSTIM TIMIN, EDHE ME SHKUARJEN NË SHESH.
INFORMIMI ËSHTË I DOMOSDOSHËM.
UNË JAM PERSON PUBLIK, POR PRIVAT.
ÇFARË DO TË THOTË? QË UNË NUK JAM PJESË E RROGËTARËVE NË SHTET, QË UNË S’KAM MARRË KURRË NJË TENDER, QË UNË S’KAM MARRË PJESË NË FUSHATA (ME GJITHË PAGESAT E MAJME).
TË MARRËSH FOTON E DIKUJT E TA BËSH TABELË QITJE PËR QËLLIMET E TUA, QË DYSHOJ SE JANË TË PASTRA, ËSHTË E PAPRANUESHME.

Top Channel