Teksa shënohen 100 ditë që nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, mbrëmja e sotme premton surpriza të paharrueshme, që që do të dhurojë emocione të forta jo vetëm për banorët, por edhe për publikun.

Heidi Baci, banorja e cila ndodhet në shtëpinë e BBV3 do të suprizohet sot nga Beatrice Luzzi, aktorja e famshme italiane që kapi finale e ‘Grande Fratello. Aktoren e famshme Heidi e ka përmendur jo pak herë në Big Brother Vip Albania, por sigurisht nuk e ka marrë kurrë me mend që ajo mund të vijë ta takojë.

Jo vetëm kaq, kjo natë do të jetë e jashtëzakonshme për banorët e tjerë, të cilët do të mësojnë datën e finales së madhe, të këtij edicioni që ka thyer çdo rekord shikueshmërie.

Sonte në televotim ‘kokë më kokë’ janë Lidi dhe Liami. Ju mund të votoni me pyetjen kë doni të shpëtoni, nga Shqipëria me SMS 56666, Kosova 55099, Maqedonia e Veriut 144332, Zvicër 4636, Greqi 54534, Francë 71717 dhe nga Gjermania 82555. Po ashtu, ju mund të votoni online ose nga ‘My Vodafone App’.

Spektaklin do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb si dhe në kanalin e Youtube.

Mos e humbisni! “Big Brother Vip” sonte, nën drejtimin e Ledion Liços, ora 21:00, vetëm në ekranin e Top Channel!

FOTO GALERI
1/8

Top Channel