“Me këto shpifje ndaj Dumanit, Meta duhet të shkojë në burg”, Dhuli përplaset me Vangjelin: Kemi dëgjuar akuza horror kemi tre ditë

19/04/2024 11:25

Zëdhënësi i Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli dhe analisti Lorenc Vangjeli u përplasen në studion e “Top Story” në lidhje me sulmin që Ilir Meta i bëri kreut të SPAK, Altin Dumani.

Sipas Vangjelit, është e papranueshme që një ish-president apo ish-kryeministër të hetohet nga qelia e burgut, ndërsa Dhuli iu kundërpërgjigj, duke thënë se Ilir Meta duhet të shkojë në burg pas sulmeve që i ka bërë. Dhuli i quan horror këto akuza ndaj kreut të SPAK-ut.

Vangjeli: Duhet të heqim dorë nga burgu si qëllim në vetvete

Dhuli: Pajtohem me ty profesionalisht, ndërsa SPAK nuk pajtohet me ty

Vangjeli: Duket sikur Dumani është njeriu që drejton SPAK-u dhe ka çelësat e qelive. Në fakt ai është prokurori që në gjithë karrierën e tij ka bërë më shumë pushime dhe pezullime të dosjeve, ka firmosur pafajësi.

Dhuli: Nuk e sulmuam Dumani ne, nuk është këtu problemi. Çështja e Ilir Metën nuk është pak e thjeshtë

Vangjeli: Unë nuk do doja që ish presidenti i vendit tim, njeriu që i kam besuar..

Dhuli: Unë nuk pajtohem me gjuhën e Metës, që të jemi korrekt. Njëra karrierë do përfundojë, se Ilir Meta akuzon kreun e SPAK, që ke dërguar njerëz të largohem nga Shqipëria. Kjo është akuzë horror

Vangjeli: Nuk e pranoj dot që ish presidenti apo ish kryeministri i vendit tim, të presin në qeli hetimin gjyqësor. Politikanët nuk thonë atë që mendojnë, por atë që u duhet.

Dhuli: Atëherë me këtë lloj shpifje Ilir Meta duhet të shkojë në burg. Nuk është e mundur që Ilir Meta të akuzojë kreun e SPAK-ut në këtë mënyrë dhe të mos ndodhë asgjë. Kemi tre ditë që kemi dëgjuar akuza horror.

Top Channel