A kishte SHBA informacion për sulmin e Izraelit ndaj Iranit? Ministri i jashtëm italian flet nga G7: Washingtoni u njoftua kur…

19/04/2024 13:32

SHBA u tha ministrave të jashtëm të G7 të premten se mori informacion “të minutës së fundit” nga Izraeli për një aksion me dron në Iran, tha ministri i jashtëm i Italisë, sipas Associated Press (AP).

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se SHBA dha informacionin në një seancë të mëngjesit të së premtes që u ndryshua në minutën e fundit për të trajtuar sulmin e dyshuar.

Tajani tha se SHBA-të informuan ministrat e G7 se ishin “informuar në minutën e fundit” nga Izraeli për dronët. “Por nuk kishte asnjë ndarje të informacionit mbi sulmin me SHBA. Ishte thjesht një informacion.”

Ai tha se italianët që jetonin në Iran ishin të gjithë mirë.

Top Channel