Puna dhe pasioni shpërblehet.
Ky është rasti i ekipit të kick boksit, pranë klubit shumësportesh “Apollonia”, i cili në aktivitetin e fundit u shpall kampion mes disa ekipeve pjesëmarrëse në kampionat.
Për trajnerin Marsel Dhima është përkushtimi dhe puna e përditshme që ka sjellë këtë rezultat, teksa gjatë viteve ka patur arritje të spikatura në kampionate Ballkanike dhe Europiane.
Endrit Nuhaj i shpallur kampion në aktivitetin e fundit tregon se si u bë pjesë e këtij ekipi ndërsa ndihet mirë që është pjesë e një grupi të apasionuar, ku falë punës ka arritur edhe objektivat e vet sportive.
Pranë klubit janë regjistruar edhe disa vajza duke mposhtur edhe paragjykimet për ashpërsinë e këtij sporti.
Sportistët kërkojnë me tepër mbështetje për ekipin si nga ana materiale, pasi kampionët janë ambasadorët më të mirë të qytetit, por edhe të vendit tonë.
Top Channel