Policia australiane është duke hetuar incidentin në qendrën sociale ‘Soul Barn’, e njohur për metodat alternative ‘shpirtërore’ të mjekesisë e shërimit, në shtetin australian të Victoria.
Mediat britanike thonin sot se një grua ka humbur jetën dhe dy të tjerë u dërguan në spital pasi konsumuan një pije kërpudhash në klubin e shëndetit.
Viktima 53-vjeçare kishte pësuar një arrest kardiak, që dyshohet se mund të jetë nxitur nga pija e kërpudhave, dhe megjithë përpjekjet e mjekëve të ambulancës ajo kishte ndërruar jetë të shtunën më 14 prill.
Ata thonin se nuk ka dyshime mbi pronaren e qendrës, Michelle Mullins.
Hetimet po fokusohen në pijen e kërpudhave që është konsumuar por nuk përjashtohet mundësia e substancave toksike.
Qendra ‘Soul Barn’ njihet për morinë e ekspertëve të “bimëve të mbledhura nga gjendja e egër” që përdoren në trajtimet e shërimit.
Shërbimet e specializuara të ofruara kombinojnë rituale të lashta të kujdesit të trupit e lëkurës me teknikat moderne të ushqyesve.
Në deklaratën e qendrës thuhet: “Specialistët ndërthurin rituale të lashta të kujdesit për lëkurën me teknika moderne të fytyrës, si vajra erëzash dhe bimë të egra nga e gjithë bota”.
Një zëdhënëse e policisë së Victoria tha për mediat se detektivët po hetojnë vdekjen.
Themeluesja e qendrës Soul Barn deklaron për mënyrën e funksionimit të qendrës: “Enderra ime është për një vend ku njerëzit të krijojnë një lidhje mes tyre ne shumë nivele. Ne mbajmë seminare frymëzuese që lidhin pjesëmarrësit me pasionet e tyre, duke i aftësuar të shprehin veten në mënyrë autentike”.
Top Channel