Pija e kërpudhave helmon një grua për vdekje, të tjerë sëmuren në qendrën e shërimit shpirtëror (fotot)

16/04/2024 16:30
Majtas, pronarja e qendres Michelle Mullins

Policia australiane është duke hetuar incidentin në qendrën sociale ‘Soul Barn’, e njohur për metodat alternative ‘shpirtërore’ të mjekesisë e shërimit, në shtetin australian të Victoria.

Mediat britanike thonin sot se një grua ka humbur jetën dhe dy të tjerë u dërguan në spital pasi konsumuan një pije kërpudhash në klubin e shëndetit.

Viktima 53-vjeçare kishte pësuar një arrest kardiak, që dyshohet se mund të jetë nxitur nga pija e kërpudhave, dhe megjithë përpjekjet e mjekëve të ambulancës ajo kishte ndërruar jetë të shtunën më 14 prill.

Ata thonin se nuk ka dyshime mbi pronaren e qendrës, Michelle Mullins.

Hetimet po fokusohen në pijen e kërpudhave që është konsumuar por nuk përjashtohet mundësia e substancave toksike.

Qendra ‘Soul Barn’ njihet për morinë e ekspertëve të “bimëve të mbledhura nga gjendja e egër” që përdoren në trajtimet e shërimit.

Shërbimet e specializuara të ofruara kombinojnë rituale të lashta të kujdesit të trupit e lëkurës me teknikat moderne të ushqyesve.

Në deklaratën e qendrës thuhet: “Specialistët ndërthurin  rituale të lashta të kujdesit për lëkurën me teknika moderne të fytyrës, si vajra erëzash dhe bimë të egra nga e gjithë bota”.

Një zëdhënëse e policisë së Victoria tha për mediat se detektivët po hetojnë vdekjen.

Themeluesja e qendrës Soul Barn deklaron për mënyrën e funksionimit të qendrës: “Enderra ime është për një vend ku njerëzit të krijojnë një lidhje mes tyre ne shumë nivele. Ne mbajmë seminare frymëzuese që lidhin pjesëmarrësit me pasionet e tyre, duke i aftësuar të shprehin veten në mënyrë autentike”.

FOTO GALERI
1/3
Qendra ‘Soul Barn’ njihet për morinë e ekspertëve të "bimëve të mbledhura nga gjendja e egër" që përdoren në trajtimet e shërimit.

Top Channel