Carlo Ancelotti ka shumë përvojë për të rënë në kurth. Në konferencën për shtypin në prag të ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City-t, trajneri i Realit iu përgjigj kështu atyre që e pyetën nëse do të flejë sonte:
“Asgjë nuk më mban zgjuar, ndoshta po të haja shumë sonte… Ne kemi besim se do t’u krijojmë probleme”.
Çfarë kërkon ai Bellingham?
Atë që u kërkoj të tjerëve, të punojë për ekipin. Pastaj, nëse do të shënojë, do të jetë avantazh për ne. Është lojtar shumë i mirë, modern. Ai do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të së ardhmes së Realit të Madridit.
Haaland nuk pati një performancë të mirë në ndeshjen e parë…
Ai është një nga lojtarët më të rrezikshëm që ata kanë. Fakti që nuk është paraqitur mirë, është meritë e mbrojtjes sonë, por ai mund të jetë qendërsulmuesi më i mirë në botë. Ai është shumë i rrezikshëm.”
Guardiola tha se e kishe surprizuar në ndeshjen e parë. A keni rezervuar ndonjë surprizë tjetër për nesër?
Jo, jo. Ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë. Guardiola mund të jetë i sigurt, nuk do të bëj magji nesër./SuperSport
Top Channel