Dhuratat e Digitalb/ 35% më lirë deri më 31 dhjetor dhe Big Brother VIP si dhuratëf Lindita Nikolla njoftoi te enjten se grupi parlamentar demokrat kishte vendosur të anulojë te gjithë masat disiplinore, por vendimi qe mban firmën e Gazment Bardhit për të rikthyer Sali Berishën zyrtarisht në organin që ai drejton nuk është pasqyruar në faqen e Kuvendit.
Top Channel konstaton se Kuvendi reflektuar pjesërisht shkresën që kryetari i grupit demokrat dorëzoi një javë më parë duke përfshirë disa të përjashtuar, si Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, apo dhe Tritan Shehu, por jo Sali Berishën, i cili ne faqe figuron si pjesë e deputeteve jashtë grupeve parlamentare.
I pyetur nëse kishte dijeni sepse Berisha figuronte jashtë grupit, Gazment Bardhi u shpreh: “Komunikimi i grupit parlamentar është i qartë, besoj se është një çështje e tejkaluar problematika brenda PD-së. Çdo tentativë për të zhvendosur vëmendje nga tema që janë në interes të qytetarëve për të rikthyer vëmendjen tek përçarja nuk do të marrë vëmendje tonë. Grupi i PD-së është bashkuar që në 5 shtator 2023”.
Pas shpalljes non grata të Sali Berishës nga sekretari amerikan i shtetit Blinken në majin e 2021, vendimi i parë i Lulzim Bashës ishte përjashtimi i liderit historik nga grupi parlamentar e më pas edhe nga partia.
Top Channel