
Brixhilda Çërraga nisi të qëndisë në gjergjef rreth 4 vite më parë si një mënyrë për të përballuar një fatkeqësi familjare, teksa humbi babanë nga covidi.
Me kalimin e kohës ajo, jo vetëm gjeti mbështetje në këtë pasion, i cili ishte edhe trashëgimi familjare, por edhe e ktheu në një biznes të vogël.
Prej datës 5-20 Prill Muzeu Etnografik i Elbasanit ka ndërmarrë një nismë për të promovuar artizanët e rinj. Kjo nismë vjen si domosdoshmëri për ti dhënë më shumë hapësirë dhe rëndësi traditës së bukur që ende trashëgohet ndër breza.
Rreth 20 artizanë të rinj do të ekspozojnë punimet e tyre në ambientet e muzeut etnografik gjatë muajit prill ndërsa të gjithë qytetarët janë të ftuar të njihen me vlerat e trashëgimisë kulturore si një nga thesaret më të bukura të Shqipërisë.
Top Channel