Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Breaking” në Top News, zbuloi se disa politikanë janë të interesuar të bashkëpunojnë me rusët, ndërsa politika amerikane e di se kush janë këta politikanë.
“Nuk mund të flas me emra, por ka mundësi të ketë më shumë djathtas, sepse shkoi gjatë që janë në opozitë. Më sillni në pushtet thotë se ua jap unë benefitet”, tha Ngjela.
Sipas avokatit, kjo është edhe arsyeja pse politika amerikane interesohet për Shqipërinë dhe duan influencën e tyre, pasi e ndihmon në konfliktin me Rusinë.
“Politika amerikane e do botën shqiptare në Ballkan sepse e ndihmon në konfliktin me Rusinë. Bën përpjekje të mëdha Rusia për të qenë prezent me njerëzit e saj këtu”, tha ai.
Për faktin aqë PS ka kërkuar ngritjen e komisionit të posaçëm për ndërhyrjet e huaja, Ngjela tha: “Nga kjo kuptohet që ka mundësi që politika amerikane t’i ketë dhënë të dhëna se kush janë individët që mund të kenë filluar lëvizjen me Moskën. Në momentet kur ishte çadra këtu, ishin 270 ose 280 oficerë rusë, në 2017-ën. Unë e denoncova dhe pas një muaji doli ambasadori e tha që avokati nuk ka të drejtë. Por unë e kisha të sigurt. Ata kishin ardhur dhe ekspertët më thanë që nuk mund ta dini se çfarë mund të ndodhte. Ata kanë njerëz këtu. Duan me çdo kusht të kenë influencën e tyre”.
Top Channel