Meksika ndërpret lidhjet diplomatike me Ekuadorin pas bastisjes se ambasadës në Kuito (fotot)

06/04/2024 17:20

Meksika raportohet se po ndërpret lidhjet diplomatike me Ekuadorin pas bastisjes së policisë ekuadoriane të ambasadës meksikane në kryeqytetin Quito, për të arrestuar ish-zëvendës-presidentin e vendit, Jorge Glas që strehohej aty.

Presidenti meskikan Andrés Manuel López Obrador tha sot se zyrtarët kishin “hyrë forcërisht” në ambasadë, që është një “shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”.

Glas strehohej prej dhjetorit në ambasadë kur qeveria e Ekuadorit lëshoi një urdhër-arresti ndaj tij për akuza korrupsioni.

Glas i mohon akuzat dhe avokati i tij thotë se është i pafajshëm.

Ai ka qenë zv-president i vendit në vitet 2013 deri në 2017, kur u shkarkua prej akuzave në rritje për korrupsion.

Më pas ai u dënua me gjashtë vjet burg për korrupsion në lidhje me kompaninë ndërtuese braziliane Odebrecht, nga e cila prokurorët thanë se Glas ka marrë rryshfete deri në  $13.5 milionë.

Pas lirimit të tij në nëntor zyrtarët lëshuan një tjetër urdhër-arrest korrupsioni, që kësaj here detyroi atë të kërkonte strehim në ambasadën e Meksikës.

Dje u bë ndalimi i tij brenda ambasadës së Meksikës e cila raportohet se i kishte dhënë azil politik. Për këtë të fundit presidenti i vendit tha:

“Ekuadori është një vend sovran dhe nuk lejon asnjë kriminel të qëndrojë i lirë. Glas është dënuar me burgim nga drejtësia ekuadoriane”.

Pamjet nga skenat e djeshme tregojnë policinë që ngjitej në muret e ambasadës meksikane që cila mbante portën e mbyllur.

Presidenti meksikan  Obrador tha se si rezultat i veprimeve kishte urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve diplomatike.

Tensionet mes dy vendeve ishin rritur javët e fundit pas disa komenteve të Obrador për dhunën e përdorur në zgjedhjet e vitit të kaluar n Ekuador.

Ekuadori kishte dëbuar ambasadorin e mëparshëm meksikan si ‘persona non grata’.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA