Duket se romanca mes Heidit dhe Romeos ka pësuar sërish krisje, me dy banorët e Big Brother VIP që kanë vënë në dukje ndryshimet mes tyre, një ndër to mentalitetin.

Romeo: Ku di unë çfarë të them. Jemi të ndryshëm në disa aspekte, si jetojmë etj. Jemi të ngjashëm në mënyrën si mendojmë. E shohim veten krah njëri-tjetrin. Unë mendoj që është problematike sa kohë ne nuk mundohemi të kuptojmë dhe të veshim këpucët e tjetrit. Jemi kokfortë të dy, po unë jam shumë tradicional si njeri dhe mënyra… e kuptoj dhe mentalitetin e Heidt se është rritur aty. Është gjithë ajo biseda që bëmë mbi tavolinë. Nëse ka mirëkuptim mund të gjejmë gjuhën e përbashkët.

Heidi: Kemi ndryshime dhe unë e ndej sikur unë vihem më shumë në vendin e tij se sa ai në timin. Unë gjithsesi do bëj maksimumin që ta mbroj këtë gjë sepse është shumë e bukur. Por duhet të bëj zhurmë që ai të më kuptojë. Unë në fakt emrat e prindërve të tij i dija. Kam gabuar ca gjëra që për mua nuk janë shumë të rënda. Unë e njoh veten me gjërat serioze jam shumë e vëmendshme, por me datat nuk i mbaj mend. Unë as ditëlidnjen time nuk e mbaj mend. Nuk më erdhi por kjo nuk do të thotë që nuk e dua.

Romeo: Unë jam munduar gjatë gjithë kësaj periudhe që nga momenti që jemi afruar, që të jem shumë i kujdesshëm në çdo gjë. Edhe në fjalët që përdor edhe pse situata rëshket, izolimi të bën të dalësh nga kornizat. Mundohem shumë ta kuptoj.  Jemi njerëz të ndryshëm dhe kemi mentalitete të ndryshme. Në momentin që ka situata si kjo që ka vëlla tjetër, unë e vuaj me veten që mos ia nxjerr asaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA