“Pse Olsi Rama nuk i është drejtuar me kallëzim më përpara Berishës?” Zheji replika me Grida Dumën: Unë do e denoncoja Saliun

04/04/2024 12:02

Zheji një ndër të ftuarit e “Top Story-t” ka bërë disa replika me Grida Dumën në lidhje me dosjen që zotëron Gazment Bardhi për Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Rama

Grida Duma ngre pyetjen se “pse Olsi Rama nuk i është drejtuar më herët me kallëzim Berishës, Bashës etj. Zheji shprehet se “po të ishte ai, do e kishte denoncuar ish-kryeministrin Berisha”.

Grida Duma: Olsi Rama pse nuk i është drejtuar me kallëzim edhe më përpara Berishës, Bashës  etj, etj, nëse ajo çështje e gjykuar nuk e ka prekur atë në atë kohë, ai nuk ka qenë as i shqetësuar në atë kohë sepse gjykimi është mbyllur, pse nuk ka bërë të njëjtin veprim.

Zheji: Kjo është pyetje për Olsi Ramën. Por po të ngrihen të gjithë shqiptarët të kallzojnë doktorin për sa ka sharë dhe sa ka denoncuar, ca kanë dalë dhe ca nuk kanë dalë, gjykata nuk punon për gjë tjetër, vetëm me atë do merret.

Grida Duma: Kjo që i bëjnë Gazment Bardhit?

Zheji: Mua po të ma kishin bërë do ta kisha denoncuar Saliun.

Grida Duma: Kjo që i bëjnë Gazment Bardhit duke e paditur, çfarë është, është i njëjti diversion që ia ka hedhur edhe këtyre?

Zheji: Unë mendoj që është një thikë me dy presa sepse duke e paditur, ata ekspozohen. Derisa ekspozohen do të thotë që janë të sigurt. Në qoftë se bëjnë blofin do e pësojnë.

Grida Duma: Ekspozohen thua ti, janë të sigurt dhe japin protagonizëm.

Zheji: Ekspozohet kur është i sigurt që nuk ka gjë sepse po të kisha unë mizën nën sul do mundohesha ta kaloja politikisht.

Top Channel