Përfitoi dhjetëra miliardë dollarë nga kontrabanda, arrestohet italiani i shpallur në kërkim nga Interpoli

30/03/2024 17:39

Policia greke ka arrestuar një anëtar të lartë të një bande ndërkombëtare që kontrabandonte karburant nga Amerika Latine për ta shitur më pas në vende të ndryshme të botës duke patur një fitim prej më shumë se 21 miliardë dollar.

Anëtari i bandës, një shtetas Italian për të cilin kishte urdhër arrest inga “Interpoli”, u kap në një periferi në jug të Athinës, shkruan Reuters.

Pas arrestimit, pritet ekstradimi i tij drejt Venezuelës ku akuzohet për krime të ndryshme përfshirë edhe transportin e paligjshëm të karburentit.

Banda e të arrestuarit vodhi karburantin që ishte ngarkuar në cisternat e saj të naftës nga portet në Amerikën Latine dhe fiku transponderët gjurmues për të mashtruar agjentët e transportit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA