Dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të Mitsotakis japin dorëheqjen! Ministri i shtetit dhe zv.kryeministri largohen nga qeveria

28/03/2024 19:23

Ministri i Shtetit Stavros Papastavrou dhe zëvendëskryeministri Janis Bratakos i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Ky zhvillim vjen në një moment kur në parlament debatohet rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë që kanë dorëzuar 4 parti opozitare me nismën e socialistëve.

Dy zyrtarët e lartë që dhanë dorëheqjen thuhet se kanë marrë pjesë në banketin e festës së manjatit grek Evangjelos Marinakis, nën pronësinë e të cilit është edhe gazeta To Vima.

Kujtojmë se kjo gazetë publikoi artikullin që zbuloi se është redaktuar dhe shpërndarë e cunguar biseda e përgjegjësit të stacionit me një prej makinistëve të trenit që u përplas në aksidentin tragjik të Tembit ku humbën jetën 57 vetë.

Artikulli ka sjellë reagimin e Pasokut që ka dorëzuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë me akuzën e manipulimit të provave të aksidentit. Diskutimi në parlament vazhdon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA