Nominimet këtë mbrëmje janë bërë në një mënyrë tjetër. Vajzat në një tabelë, për vetëm 5 sekonda, do duhej të shkruanin emrin e një djali që do donin që të shpëtonin nga nominimi.

Ndërkohë nga ana tjetër, djemtë kanë bërë të njëjtën gjë, me emrat e vajzave. Meritoni për shkak se u zgjodh lider, ishte imun ndaj nominimeve. Çiftet e banorëve që zgjedhën emrat e njëri-tjetrit, i kanë shpëtuar nominimit.

Pas votimit, në nominim për të shtunën do të shkojnë, me pyetjen ‘kë doni të shpëtoni’: Julia, Roza, Rike, Egla, Liam dhe Ilnisa.

 

Top Channel