Heidi dhe Romeo tentuan të dilnin nga BBV3 dorë për dorë, Ilnisa fut “spicat”: Kjo banore është futur mes tyre: E kapi për…

27/03/2024 11:24

Pas spektaklit të djeshëm Romeo i ka propozuar Heidit të largohen nga BBV3 në formë shakaje.

Heidi pranoi dhe i dha dorën. Shumë banorë po bërtisnin duke thënë “jo, jo nuk do largoheni”. Para i ka dalë edhe Françeska të cilët i ka penguar të dalin nga dera e shtëpisë. Romeo dhe Heidi shkuan deri tek dera, por nuk ishte e hapur dhe u kthyen.

 

 

Këtë situatë nuk ngurroi ta komentonte as Ilnisa e cila më herët u përfshi në një debat me Françeskën. Kjo e fundit nga mërzia dhe zhgënjimi bëri valixhet gati për t’u larguar nga shtëpia, por u pengua nga banorët e tjerë.

Ilnisa në një bisedë me Julin shprehet se Françeska “sapo hyri mes Romeos dhe Heidit”. Ajo i tregon se dëgjoi Françeskën t’i thoshte Heidit kur po largohej me Romeon, se nuk donte të largohej, pasi vetëm ajo i ka ngelur brenda në shtëpi. Sipas Ilnisës, Françeska kërkon të marrë vëmendje nëpërmjet çiftit, pasi vetëm nuk funksionon në lojë.

Ilnisa: E di se çfarë bëri tani? Hyri në mes të Romeos dhe Heidit. E kapi për qafe dhe i tha të lutem Romeos, se vetëm ti më ke mbetur i tha Heidit. Ajo nuk funksionon dot vetëm, ajo do patjetër një çift.

 

Top Channel