Dorëhiqet kryetari i PD të grupit të Rithemelimit Korçë, Devis Osmani

26/03/2024 14:03

Kryetari i degës Korçë të PD të grupit të Rithemelimit, Devis Osmani është dorëhequr nga detyra.

Osmani u zgjodh kryetar i Rithemelimit në prill të vitit 2022. Përmes një njoftimi drejtuar strukturës ai ka sqaruar se dorëheqja lidhet me arsye personale.

Mesazhi i tij:

Të dashur miq!

Dëshiroj t’ju informoj se nga sot, kam vendosur të largohem nga detyra e kryetarit të degës.

Kjo, thjesht dhe vetëm për arsye personale, duke gjetur gjithashtu edhe mirëkuptimin e plotë të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, të cilin, gjej rastin ta falenderoj. Gjithashtu, dëshiroj t’iu falenderoj dhe ju të gjithëve për bashkëpunimin tuaj. Jam i sigurt se me punën e të gjithëve, dega jonë dhe e gjithë Partia Demokratike do të triumfojë. Ashtu si të gjithë ju, edhe unë do të jap maksimumin tim në rrugën drejt fitores

 

Top Channel