Foto ilustruese

Një 23-vjeçar ka plagosur me thikë vëllanë e tij 25-vjeçar në Pogradec.

Dyshohet se rreth orës 8:30 në lagjen nr 4, dy vëllezërit u përfshinë në një konflikt, ku mbeti i plagosur njëri prej tyre.

25-vjeçari ndodhet në spital për të marrë mjekim, por nuk dihet ende gjendja e tij.

23-vjeçari S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA