Reportazhi i CNN/ Qyteti italian josh të huajt dhe vendasit me ofertën e çmendur: Të blesh shtëpi me një euro!

24/03/2024 19:03

Shitjet e shtëpive me një euro në Itali kanë tërhequr shumë interes gjatë viteve të fundit, ku dhjetëra persona kanë zgjedhur të marrin prona të braktisura në disa nga qytetet e shpopulluara të vendit.

Bëhet fjalë për qytete si Mussomeli në Siçili dhe Zungoli në Campania, që kanë arritur të boshatisin banesa të ndryshme të braktisura për të huajt që dëshirojnë të jetojnë ëndrrën italiane. Në reportazhin e CNN thuhet se synimi i tyre ka qenë që të shesin shtëpitë e tyre bosh, si shpresë për të rikthyer jetesën.

Midis tyre është Patrica, një fshat i largët mesjetar me rreth 3000 banorë që ndodhet në jug të Romës, ku më shumë se 40 prona të ndërtuara në fillim të viteve 1900 janë lënë në mëshirën e fatit.

E vendosur në një pllajë shkëmbore me pamje nga lugina Sacco në Italinë qendrore, Patrica është një vend idilik, por jeta këtu nuk ishte e lehtë për vendasit në të kaluarën.

Komuna e Patricës: Shtëpitë e braktisura

Fshati italian Patrica, i vendosur në jug të Romës, po përpiqet të shkarkojë shtëpitë e tij të braktisura.
Shumë nga familjet lokale të qytetit u larguan në kërkim të një të ardhmeje më të ndritshme diku tjetër, duke i lënë shtëpitë e tyre bosh për dekada.
Fshati i largët mesjetar ka një popullsi prej rreth 3,000 banorësh.

Top Channel