Arrestimi i Jorgo Goros, reagon Basha: Rama, arkitekti i kësaj masakre korrupsioni! Të gjitha lidhjet të çojnë tek ai

23/03/2024 19:15

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro për shpërdorim detyre.

Në një reagim të bërë në facebook, Basha akuzon kryeministrin Edi Rama për të cilin shprehet se nuk ka mundësi që të mos ketë ditur asgjë mbi shkeljet e Goros në krye të bashkisë.

“Dmth këta të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan boshatis të gjithë pemtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë?! A ka shqiptarë që e beson këtë?! Sigurisht që jo. Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, tokat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama.

Të gjitha lidhjet të çojnë tek ai. Hetimi i thelluar dhe pa kursyer askënd është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për suksesin e luftës kundër korrupsionit. Inkurojmë dhe mbështesim pa asnjë rezervë SPAK-un në këtë betejë jetike për vendin”– shkruan Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA