Bie inflacioni, por jo çmimet! U reflektua tek orizi, veza, sheqeri dhe vaji i lulediellit

18/03/2024 12:14

Inflacioni është ngadalësuar në këtë fillimvit, por ulja e çmimeve te ushqimet e shportës është reflektuar në pak produkte.

Në krahasim me një vit më parë ulje ka tek orizi me 1.6 lek/kg si dhe te veza, vaji lulediellit, sheqeri dhe domatja.

Ndërkohë tek fruta-perimet; specat, kastraveci, qepa, fasulja nuk e kanë ndalur rritjen e çmimit, ashtu si edhe molla dhe portokallet.

Produktet e bulmetit ndërkohë vijojnë të shtrenjtohen më shpejt nga çdo kategori tjetër. Djathi i bardhë ka arritur në 900 lek/kg, ndërsa kaçkavalli rreth 1200 lek/kg sipas INSTAT. Qumështi është rritur me 1.5 lek në 156.6 lek/litri.

Gjithashtu mishi dhe të gjithë nënproduktet e tij vijnë me rritje, ku më të fortën e ka pësuar mishi i qengjit në gati 1200 lek/kg, ndërsa mishi i viçit ndjek nga pas me përafërsisht 1115 lek/kg.

Qytetarët shprehen se mishi dhe djathi janë bërë të paprekshëm

Në një totale për listën e shportës bazike pa përfshirë produktet e akcizës, alkool, cigare, naftë një qytetarëve nga janari 2022 i janë rritur shpenzimet me 25%, ndërsa për t’i siguruar të gjitha i duhen 15 500 nga 12 170 lek, dy vite më parë. Ndërkohë paga mesatare gjatë kësaj periudhe është rritur me 17%, ku ka ndihmuar edhe rritja e fortë në administratën publike në tremujorin e dytë të 2023-it.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA