Vlora është gati për sezonin turistik 2024.Rreth 20% më shumë se viti i kaluar priten të jenë rezervimet sipas operatorëve turistikë.
Numri i shtretërve ndërkohë, është duke u shtuar çdo ditë.
“Duket se do të kemi një sezon të mbarë, pritet të kemi 15-20% më shumë rezervime. Jemi në kushte komode, sepse qyteti i Vlorës tashmë i përmbush tani standardet për të qenë qytet turistik. Po shtohen subjekte të reja, duke shtuar numrin e shtretërve. Rezervimet vazhdojnë thuajse çdo ditë nga e gjithë Evropa dhe më larg”, u shpreh kreu i shoqatës së operatorëve turistikë, Vasil Bedinaj.
Sfidë mbetet fuqia punëtore dhe Bedinaj thotë se zgjidhje është tregu i huaj dhe rritja e pagave dy deri në tre herë. Prenotimet për këtë vit tregojnë që që nga prilli hotelet do jetë plot.
Italianët janë ata që zënë vendin e parë ne prenotime por ka një rritje te pushuesve edhe nga Norvegjia.
Top Channel