“Opinioni publik dhe mbështetësit e Berishës e bëjnë përgjegjës për 21 janarin”/ Gazetari: I kujt është interesi i prishjes së provave

13/03/2024 23:03

Gazetari Alban Dudushi analizoi në “Top Story” fshirjen e provave të 21 janarit, duke nisur që nga versionet që kryeministri i asaj kohe Sali Berisha dha pas vrasjes së katër personave.

Sipas tij opinioni publik e ka të qartë se përgjegjësi i ngjarjes së 21 janarit, teksa në këtë gjë përfshiu edhe mbështetësit e Berishës.

Dudushi tha se si ka mundësi që të gjithë provat u fshinë brenda natës, përfshirë serverat e Kryeministrisë.

“Opinioni publik e ka të qartë dhe nuk ka ndarë se kush është përgjegjësi. Të gjithë e janë të qartë kush është. Kush është kundër zotit Berisha e kanë të qartë se është Berisha, edhe ata që janë në krah të Berishës sërish e kanë të qartë që është zoti Berisha përgjegjësi i kësaj çështjeje. Ai e ka pohuar këtë çështje, duke thënë se nëse kjo gjë do të përsëritej ai do të ishte snajperi i pestë, se bashku me katër të tjerët. Janë disa gjëra që nuk i zhbën dot.

Si ka mundësi që zoti Berishës nxori fillimisht versionin se ata janë vrarë nga njëri-tjetri, me thika edhe pistoleta. Berisha gjithashtu nxori dy mjekë që e pohuan këtë version të zotit Berisha. Atë natë u fshinë provat, u penguan edhe hetuesit të futeshin brenda. Si ka mundësi që po atë natë u fshi serveri. Në qoftë se t’i ke katër të vrarë, i kujt është i gjithë interesi i prishjes së këtyre provave dhe intimidimit të drejtësisë. Si ka mundësi që Berisha del dhe sulmon prokuroren e asaj kohe. Janë gjithë këta si ka mundësi, që mjafton një prokuror me vullnet që mund t’i përgjigjen”, tha Dudushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA