Ish-kryeministri Pendeli Majko i ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top News tregoi një prej historive të luftës së Kosovës që mësoi gjatë vizitës së tij në Hagë.
Ai e konsideron një ditë të këndshme, takimin me Hashim Thaçin dhe Rexhep Sejdini, edhe pse ishin në burg.
“Në atë vizitë, kam pasur një ndjenjë shumë të turbullt. Mërzi njëkohësisht. Na kontrolluan sikur ku po shkonim, por këto ishin rregullat në fund të fundit. Kjo na rëndoi psikologjikisht. Kur hymë, të parin që takuam ishte Rexhep Sejdini. Kush na thotë se përse jemi këtu, as na la të bënim pyetjen, të jepnim një lloj pakënaqësie, na u drejtua. Na tregoi një histori: Diku nga mesi i luftës, kur fëmija ishte gjallë, vjen dhe takon Rexhepin, por ishte shumë i mërzitur. I thotë kemi një problem shumë të madh, po na vriten vetëm ushtarë, asnjë komandant. Ç’është kjo luftë tha, por vriten ushtarët, ne komandantët asnjë. Pas disa ditësh, fëmija ra në krye të detyrës. M’u desh 15 minuta të merrja veten nga ajo histori. Pastaj erdhi Hashimi (Thaçi), me humor, me shaka. Kemi kaluar një ditë të këndshme, megjithëse ishim në burg”, tha Majko.
Top Channel