Për të ushtruar aktivitetin e tyre një mjek duhet të rilicensohet një herë në 5 vjet.

Por asnjë mjek nuk mund  të rimmarë licensën nëse nuk ka mbushur 150 kredite për  5 vitë duke rifreskuar njohuritë e tyre nëpër konferenca mjekësore ku mësojnë me të reja  dhe zhvillime në fushën e mjekësisë… E nëse nuk ke kreditet e duhura i nënshtrohesh një provimi.

“Po gjatë vitit që lamë pas 20 mjekë erdhën në provim”- tha Fatmir Brahimaj.

Por shpesh duke qenë mjëkë të njohur dhe me eksperiencë të gjatë  i neglizhojnë kreditet ndërkohë që nuk është thjesht detyrim etik, por ligjor prej disa vitesh.

“I neglizhojnë. Ka nga ata të cilët janë mjekë të vetëm kryesisht në zona të largëta që e dinë veten të pazëvendësueshëm”- tha Brahimaj.

Disa muaj më parë një mjek i njohur në spitalin e Traumës u pushua nga puna pasi nuk kishte plotësuar as kreditet dhe as i ishte nënshtruar provimit duke mos marrë kështu rilicensimin, çka detyroi  drejtuesit e spitalit të firmosnin largimin e tij nga spitali edhe pse njihej ndër mjekët më të mirë në këtë spital.

Top Channel