Dy persona kanë vdekur pas një sulmi të rebelëve Houthi në një anije në Gjirin e Adenit, ka konfirmuar ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Jemen.
“Të paktën dy marinarë të pafajshëm kanë vdekur. Kjo ishte pasoja e trishtueshme, por e pashmangshme e që Houthi-t qëlluan pamatur me raketa në anijet ndërkombëtare. Ata duhet të ndalojnë. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e atyre që kanë vdekur dhe atyre që u plagosën”, thuhet në një deklaratë.
Ambasada i referohet anijes së quajtur “True Confidence” me flamurin e Barbados, e cila u godit nga një raketë rreth 50 milje detare në jugperëndim të portit jemenas të Adenit.
Anija është braktisur, sipas Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar, dhe varkat e shpëtimit janë parë në ujë, sipas një zyrtari anonim të mbrojtjes amerikane.
Houthi tani kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, duke pretenduar në mënyrë të rreme që “True Confidence” është në pronësi të Amerikës.
Top Channel