Foto/ Gjenden sërish armatime në Banjskë, dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit, të fshehura në afërsi të manastirit

06/03/2024 19:08

Pesë zolla janë gjetur sot në afërsi të Manastirit të Banjskës të cilat dyshohet se i përkasin ngjarjeve që ndodhën në shtator të vitit 2023, në periudhën kur u vra polici Afrim Bunjaku.

“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, sipas policisë.

Kujtojmë se më 24 shtator të vitit 2023, në Banjskë të Zveçanit, një grup terrorist nga Serbia i drejtuar nga Millan Radojçiç, sulmuan Policinë e Kosovës, duke lënë të vdekur policin Afrim Bunjaku.

Policia e Kosovës iu kundërpërgjigj këtij sulmi duke vrarë tre pjesëtarë të grupit terrorist. Milan Radojçiç pranoi se ishte ai pas këtij sulmi.

Sipas mediave kosovare, Policia e Kosovës është njoftuar nga Prifti i kishës së Banjskës për praninë e armatimeve.

“Prifti e ka thirrë policinë dhe ka raportuar se në njërën prej objekteve përreth ka parë thes me armë (zolla), që dyshohet se i takojnë periudhës së shtatorit”, sipas tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA