Si u burgos Telat Agolli për vizitën në Jugosllavi? Rrëfimi emocionues i dhëndrit të tij, Pavllo Sallata: Ishte kurth

04/03/2024 13:39

Këtë javë i ftuar në “E diell”, ishte profesori i cirkut të Tiranës Pavllo Sallata, për të bërë një rrëfim të veçantë për jetën e tij dhe martesën me vajzën e Telat Agollit, si dhe telashet e familjes dhe dy xhaxhallarët dëshmor në luftë.

Gjatë rrëfimit të tij, ai u ndal te burgosja e Telat Agollit nga regjimi komunist, duke thënë se ka qenë një ngjarje që e kanë vuajtur shumë, ai dhe familja e tij.

“Kur unë isha në Kinë, Telati pati pasoja. Ai ishte një sistemi i atillë. Telati kishte familjarët në Jugosllavi dhe midis këtyre lidhjeve, aty e provokojnë, agjentët, dhe kur kthehet këtu arrestohet dhe fatkeqësisht e fusin në burg. 6 vite e gjysmë. Ishte një kurth i stisur. Ai e vuajti dramën, e gjithë familja”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA