Bezat: Rakordimi i dëshmive do t’i bindë hetuesit/ Gazetari në “Top Story”: Zbulimi i motivit të krimit nuk ndryshon asgjë, ata mund të dënohen…

29/02/2024 22:03

Gazetarja Dorjana Bezat tregoi në “Top Sptry” se deri ku kana arritur hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës nga tre fëmijët e tij.

Ajo u shpreh se pritet të dalin përgjigjet e monstrave të gjetura në makinën e viktimës dhe të vërtetohet nëse fëmijët janë mirë nga ana psikologjike.

“Veprimet e para hetimore janë kryer provat janë marrë. Pritet analiza e provave materiale, mbetjet biologjike që janë gjetur në makinën e viktimës. Rrobat që kanë veshur ditën që u krye krimi janë sekuestruar. Do të bëhet edhe një eksperiment balistik për trajektoren e plumbave. Kemi edhe një analizë të psikologjisë së tyre nëse janë në rregull psikologjikisht.

Do të merren në pyetje edhe herë të tjera. Nëna është marrë në pyetje do të ketë edhe intervistime të tjera. Në varësi të tyre do të ballafaqohen dëshmitë. Do të ketë jo vetëm deklarata të familjarëve por edhe të tjerë, rrethi i tyre. Faktet për ngjarjen. Rakordimi i dëshmive do ta bindë policinë dhe prokurorinë”, tha gazetarja Bezat.

Nga ana tjetër gazetari Sokol Bregu u shpreh se edhe po të zbulohet moti vi i vrasjes së rëndë nuk do të ndryshojë gjë në dënimin e tyre nga gjykata.

“Nuk besoj se do zbulohet. Nëse del motivi do të cilësohet ndryshe vepra penale. Vetëm motivi e ndryshon. Nëse prokuroria do të mbajë këtë akuzë. Edhe nëse zbulohet motivi edhe nëse jo, ata rrezikojnë 35 deri në burg të përjetshëm”, u shpreh gazetari Bregu.

Top Channel