Policia greke ka sekuestruar mbi 81 kg marijuanë që vinin nga kufiri i gjelbër shqiptaro-grek.

Operacioni që ka nisur afër brezit të gjelbër ka përfunduar në Grevena, ku janë ndaluar dy automjete pas një ndjekje të gjatë policore. Mjetet nuk i janë bindur thirrjes për ndalesë të policisë greke fillimisht, çka ka ngjallur dyshime tek efektivët.

Në një nga mjetet janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 77 pako që përmbanin 81.5 kg marijuanë. Mjeti tjetër ndërkohë shërbente për kontrollin e rrugës me qëllim shmangien e postblloqeve. Në dy mjetet policia arrestoi 4 shtetas grekë, të ndarë dy e nga dy dhe sekuestroi gjithashtu edhe 6 celularë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 400 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA