Një 43-vjeçar shqiptar nga Kosova, ka humbur jetën tragjikisht, pasi ka rënë nga lartësia e skelës ku punonte në Sardenja të Italisë.

Sipas mediave italiane, Bashkim B. ka rënë nga një lartësi mbi 10 metra nga skela e kantierit dhe ka ndërruar jetë në vend pasditen e së shtunës.

Dëshmitarët e pranishëm raportojnë se Bashkimi në ato momente nuk ka qenë në punë, por kishte shkuar në kantier për të përshëndetur kolegët e tij.

Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.

Top Channel