Chelsea i kthehet fiksimit të vjetër, synon afrimin e mbrojtësit të Barcelonës në verë

24/02/2024 15:47

Chelsea ka kthyer sërish fokusin nga Jules Kounde, të cilin dëshiron që ta afrojë gjatë merkatos së verës.

Sipas raportimeve të medieve italiane, disa skautë të klubit anglez ishin të pranishëm në stadiumin “Diego Armando Maradona” për ta ndjekur nga afër mbrojtësin francez në ndeshjen mes Napoli-t dhe Barcelona-s, e vlefshme për 1/8-at e Champions League.

Pavarësisht këtij interesimi, Kounde raportohet se nuk ka ndërmend të largohet nga Barça, të paktën për momentin.

“Blutë” e Londrës kishin shfaqur interes të lartë për ish-lojtarin e Sevilla-s gjatë verës së vitit 2022, duke luftuar me Barcelona-n për ta marrë atë.

Ndonëse Chelsea-t pati ofruar kushte më fitimprurëse, lojtari preferoi transferimin te katalanasit./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA