“Kemi vendosur bomba në Parlament dhe tre ambasada! Do shpërthejnë në 11:30”, alarmohet Greqia, kërcënohet nga persona të paidentifikuar

23/02/2024 10:52

Një alarm për bombë ka ngritur Greqinë në këmbë.

Ky alarm është dhënë mëngjesin e sotëm, ku autoritetet greke morën një kërcënim se në Parlament, në ambasadën e Izraelit, Egjiptit dhe SHBA-së janë vendosur bomba.

Persona të paidentifikuar kanë telefonuar dhe kanë raportuar se në orën 11:30 bombat do shpërthejnë në këto katër vende.

Forcat TEEM (Departamenti i Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive) ndodhen në vendngjarje. Pas kontrollit jashtë ambasadave nuk u gjet asgjë. Po vijon një kontroll i brendshëm.

Top Channel