“Si në kohën e Enverit, vetëm burg”/ Gazetari: Gjyqtarët dënonin ata që ndërtonin pa leje, ndërkohë vetë e kishin bërë

22/02/2024 21:33

Gazetari Eton Qyno deklaroi në “Top Story” se në Shqipëri që në ardhjen e PS-së në pushtet futeshin në burg edhe ata që kryenin vepra penale të lehta.

Ai tha se gjyqtarët dënonin ata që ndërtonin pa leje, ndërkohë që në Vetting rezultoi se vetë e kishin kryer këtë vepër penale.

Qyno shtoi më tej se kjo është një shoqëri e çuditshme e cila të bën të vësh duart në kokë.

“Që nga periudha që në pushtet ka ardhur kjo qeveri, ka pasur politika aksionare në tremujore tremujore. Duke bërë burg për ndërtime pa leje, burg për energjinë, burg për atë që nuk paguan taksat, e të tjera, Si në kohën e Enverit, që po kalove kufirin burg. Këtu për çdo gjë burg. Burg për atë që pi një gotë raki.

Ju e mbani mend që u futën në burg berberat që s’jepnin faturë. Kapej ai se qethi dikë e harronte ti jepte kuptoni tatimor. Që në këtë moment përthithej dënimi. Në momentin që ai dilte më pas me kartelë dhe me shënim penaliteti. Ke atë njollën e zezë pavarësisht se vjedhja e energjisë ishte bërë në kohën kur e bënin të gjithë.

Ndërtimi i paligjshëm po ashtu është bërë kur shoqëria ndërtonte pa leje. Edhe vetë gjyqtarët që ndërtonin individë për ndërtim pa leje, dolën në Vetting se kishin ndërtuar edhe ata pa leje. Vetë shkelësit dënonin të tjerët. Një shoqëri e çuditshme që të bën të vësh duart në kokë”, tha gazetari.

Top Channel