“Rehabilitimi nis që në paraburgim”/ Gazetarja në “Top Story”: Çdo gjë bëhet me orar…

22/02/2024 22:04

Gazetarja Anila Hoxha deklaroi në “Top Story” se rehabilitimi i personave të arrestuar nis që në momentin që futen në paraburgim.

Ajo tha se çdo gjë bëhet me orar, ky është rehabilitim. Ndërsa shtoi më tej se e njëjta situatë nuk është për burrat dhe gratë, pasi këto të fundit e vuajnë dyfish dënimin në rastet kur kanë kryer krim në familje.

Këtyre grave nuk u lejohet të takojnë fëmijët e tyre.

“Rehabilitimi nis që në paraburgim. Që në hyrje. Unë kam qëndruar në burgun e grave një ditë dhe një natë, aty proces dënimi dhe rehabilitimi është momenti që zgjohesh me orar dhe kur fiken drita. Edhe televizori që shihet me orar, hyn në procesin e agjendës. Në rastin e grave u mohohet e drejta për të mos takuar fëmijët, nëse krimi që kanë kryer ka lidhje me partnerët. Ndërsa një burri i jepet burgu, dënohet dhe në fund fare del. Rehabilitimi nis që në ato korridore kur heqin lidhëset e këpucëve. Ushqimin që e hanë me orar”, u shpreh ajo.

Top Channel