“E futën 2 herë në burg”, Qyno rrëfen rastin tragjik: Djali u kriminalizua dhe vrau policin, sot është i vdekur

22/02/2024 22:31

Gazetari Elton Qyno ka rrëfyer çfarë fshihej pas historisë tragjike në Lezhë, ku një person vrau efektivin që po kryente një kontroll rutinë në banesën e tij dhe më pas veten.

Sipas Qynos, arsyeja që e çoi të riun të ndërmerrte aktin e rëndë është se ishte persekutuar prej kohësh nga Policia dhe shteti. I ftuar në “Top Story”, Qyno tha se i riu kishte qenë njëherë në burg, herën e dytë i bënë presion dhe të tretën, kur polici i vajti për një kontroll rutinë për çështjen e hashashit, vrau atë dhe më pas veten.

Çdo ngjarje dhe çdo hashash që kapej nëpër shkolla vinin dhe merrnin këtë djalin”, tha Qyno, duke theksuar se kjo ishte arsyeja e vërtetë që e kishte provokuar për të ndërmarrë aktin ekstrem.

Qyno: Një rast në Lezhë, ai djali që vrau Policin dhe më pas veten, e kishin futur njëherë në burg. Më pas po i bënin presion për ta futur në burg për herë të dytë dhe herën e tretë, kur i vajti polici dhe i bëri kontrollin rutinë për çështjen e hashashit, i ra dhe e vrau Policin dhe më pas veten.

Karamuço: Dy qëllime ka dënimi. Paraburgimi nuk është dënim, është masë.

Qyno: Pse e bëri ai këtë? Sepse dy herë e kishin futur në burg në mënyrë të padrejtë, herën e tretë ai bëri tragjedinë si për policing edhe për veten. Ai ishte rasti tipik, dhe media i mëshoi faktit se u vra polici dhe RENEA… Po ta marrësh në gjenezë të gjithë fabulën e atij rastit në Lezhë, ishte fakti që ai djali ishte fakti që ai djali ishte persekutuar nga fillimi deri në fund nga Policia dhe shteti. E kishin futur kot. Çdo ngjarje dhe çdo hashash që kapej nëpër shkolla vinin dhe merrnin këtë djalin. E kishin marrë dy herë, herën e tretë nuk kishte çfarë të bënte më ai dhe ja futi me armë policit.

Karamuço: Paraburgimi është masë, ne na ka dështuar me turp edhe ajo e byrzylykëve. E ka gjithë bota more. Pse duhet ta futësh në burg? Sepse ti nuk paguan lekë, i bëre tenderat si i bëre dhe nuk të funksionon GPS-i. Kjo historia e byrzylykve është harruar, por është një nga shkaktarët pse këta persona shkojnë në burg. Sepse nuk ka siguri.

Duma: Çfarë ndodhi me përgjegjësin e ngjarjes?

Karamuço: Ai u vetëvra sepse e dinte në çfarë duarsh do të binte. Së pari do të dhunohej dhe së dyti gjithë jetën do të kalbej në burg. Dy herë kishte hyrë padrejtësisht në burg, herën e tretë bëri gjëmën edhe për Policin edhe për veten.

Top Channel