“Duhet të ishte hapur institucioni për të miturit”/ Gazetarja: Është 4-fishuar shifra e fëmijëve në konflikt me ligjin

22/02/2024 21:35

Gazetarja Anila Hoxha ngriti alarmin në Top Story se është 4-fishuar shifra e fëmijëve që kanë probleme me ligjin.

Hoxha tha se që në vitin 2017 duhet të ishte hapur institucioni për fëmijët, ndaj të cilëve Gjykata duhet të japë masë edukuese, jo ndëshkuese.

Anila Hoxha: Për çdo gjë përfundon në burg, ndërkohë që kodi ofron shumë opsione. Ata nuk realizuan nga 2017 për një grup për të miturit, Duhet të kishin hapur institucion për fëmijët, Shifra e fëmijëve që janë në konflikt të ligjit, është shumë alarmante, Është 4 fishuar. Në teori ndaj fëmijëve në konflikt me ligjin që janë autor, gjykata mund të japë masë edukuese, pra të edukohet, Nga 2017 nuk është hapur ajo. Janë 9 hektarë tokë, shifra është 2 mijë e 600 janë shumë. Një shembull para ca ditësh. E dënuar përfundon burgun, del dhe askush. Nuk ka askush kush ta pres dhe shkon kërkon ndihmë te një ish e dënuar për ta strehuar disa ditë të tjera dhe kthehet sërish në krim. Është ajo kartela që kur shkon te krimet e rënda, ata kryebashkiakët që u dënuan për zgjedhje. Për këta, i dënuan për korrupsion në zgjedhje, thotë gjykata do t’i dënojmë me punë me interes publike. Ai person nuk rezulton i dënuar. Për këta individë që kanë pushtet, pak njohje, edhe se është kryebashkiak, i thotë gjykata shkon në interes publik por mbi të gjitha duhet të na dalësh dhe i bardhë. Kjo nuk është e ndershme.

Top Channel