A mund të keqpërdoret amnistia në politikë? Karamuço: Zgjidh një çështje shumë të madhe, jo për qytetarët por…

22/02/2024 21:30

Sipas ekspertit të kriminalistikës Ervin Karamuço, ligji për amnistinë penale zgjidh çështje shumë të madhe për menaxhuesit e burgjeve, jo për qytetarët.

Në Top Story Karamuço tha se në këtë mënyrë do lirohen burgjet e tejmbushura, pasi janë 1 mijë të arrestuar vetëm nga operacioni ‘Tempulli’.

Ervin Karamuço: Amnistia është një akt humnazimi mëshire, dhënie shansi. Ne kemi shifër shumë alarmante 30% janë përsëritës. Edhe kur u kemi dhënë shansin, janë kthyer në burg. Ne kemi na hynë dhe na dalën në paraburgim 6-8 mijë veta. Kemi me mijëra veta që kontaktohen nga policia për referim të veprave.

Po, ndikon sepse zgjidh një çështje shumë të madhe jo për qytetarët, por teknike për atë që menaxhojnë burgjet. Heqin 700 veta, duhet t’i lirojnë të vijnë të tjerët. Kemi 1 mijë veta të arrestuar nga Tempulli, ku do t’i çojmë? Për dy cigare është futur ka dalë vrasës me pagesë.

Top Channel