“Inside Story” ndaloi në fshatin Mnelë, në familjen e Angjelinit ku ndodhet një tjetër i diagnostikuar me çrregullim të spektrit të autizmit. Ai shkon në klasën e dhjetë, ndërsa vëllai i tij në klasën e 12:00.
“Në shkollë më shumë për ate pjese e kam ç’u, për qetësim, të krijojë hapësirë të shohë dikë se këtu ke ka me pa vetëm ne”- u shpreh i ati i Angjelinit, Ndue Krepa.
Krepa tregon se djali i tij shpesh herë kur nervozohet është e vështirë ta kontrollosh. Për këtë arsye ai ka përcaktuar një të afërm të tij, ta shoqërojë në shkollë dhe të qëndrojë aty për t’u siguruar që nuk do të largohet nga shkolla.
‘E shoqëron në shkollë, nuk e le të dalë, se u kalon edhe kangjellat, 4 probleme me ka sjellë tash 4 muaj’– u shpreh Krepa.
Menaxhimi i një fëmije me këtë diagnozë në shkollë është problem më vete. Shpesh here, babai i Angjelinit është thirrur të paraqitet në insitucionin arsimor.
“Me kanë thënë mbaje me ilaçe, mua më ka sjellë probleme, tash 4 herë kam qenë në shkollë, deri edhe në polici kam përfunduar, nervat i ka bajagi. Ma shumë ka ngacmuar se e kanë ngacmuar, kur ka nerva në shtëpi me mu, këtë pjesë unë e di edhe ne polici me ka çuar ishin 3 raste qe ndodhi”- u shpreh Krepa.
Ai nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me të birin, por thotë se nuk pret ndihmë nga askush, aq më tepër nga institucionet. Ndoshta, mungesa e zërave të fortë për të kërkuar ndihmë nga shteti, ka lënë pas dore programe të mundshme trajtimi të fenomenit.
“Djalin kam për ta rritur vetë unë, e ka bërë gruja, nuk kam për ti kërkuar gjë shtetit. Nuk dua asgjë tjetër prej të madhit Zot vetëm të përmirësohet më mirë”- u shpreh Krepa.
Angjelini ka një vëlla dhe tre motra. Edhe në këtë familje, ka pasur diagnozë të njëjtë edhe një prej fëmijëve të tjerë. Sipas të atit, njëra nga vajzat ka pasur probleme të ngjashme shëndetësore, por i ka kapërcyer dhe është martuar.
“Pak kam pasur dhe një vajzë po e ka kalu mirë, e kam të martuar”-u shpreh Krepa.
Top Channel