VIDEO/ Protestuesit hedhin molotov drejt Kryeministrisë! Rrëzohen barrierat metalike, i afrohen kordonit të Policisë

20/02/2024 19:29

Protestuesit kanë përdorur molotiv, kapsolle dhe shashka gjatë protestës së opozitës që po mbahet sot para Kryeministrisë.

Disa nga protestuesit kanë hedhur lëndët e rrezikshme në drejtim të godinës, ndërsa policia qëndron në kordon.

Madje protestuesit kanë goditur gardhin ndarës mes policisë dhe qytetarëve, duke e rrëzuar në tokë dhe i janë afruar kordonit.

Disa prej tyre kanë hedhur edhe sende në drejtim të godinës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA