Një 29-vjeçar, i akuzuar si autor i disa grabitjeve në Vlorë, është arrestuar nga policia.
Në pranga ka rënë, A. I. , 29 vjeç, i dyshuar si autor i 5 rasteve të vjedhjes, në qytetin e Vlorës, konkretisht:
Më datë 27.12.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike dhe motorë të pajisjeve frigoriferike, në pronësi të shtetasit D. T;
Më datë 30.12.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në qendër të qytetit;
Më datë 06.01.2024, dyshohet se ka vjedhur aparatin celular të një shtetaseje, në një supermarket;
Më datë 11.01.2024, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektrike, në një magazinë;
Më datë 14.02.2024, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në lagjen “Pavarësia”.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 49 vjeç, pasi dyshohet se i blinte 29-vjeçarit, sendet e vjedhura, për t’i shitur ato me çmime më të larta.
Policia thotë se vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 29-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel