Udhëheqësit e BE-së zhbllokojnë paketën e mbështetjes prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën

01/02/2024 11:55

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka deklaruar se 27 liderët evropianë kanë rënë dakord për një paketë ndihme prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën.

“Ne kemi një marrëveshje“- shkroi Michel në X, duke shtuar se marrëveshja “mbyll një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”.

Unioni i frikësohej një bllokimi të paketës së ndihmës nga presidenti i Hungarisë Viktor Orban, siç kishte bërë tashmë në një samit evropian dhjetorin e kaluar.

Orban kishte thënë se donte të detyronte një rishikim të politikës së BE-së ndaj Ukrainës dhe kishte vënë në pikëpyetje idenë e angazhimit për të financuar Ukrainën për katër vitet e ardhshme.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, tha se sot ishte “një ditë e mirë për Evropën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA