“Vuanin dënimin”/ Gazetarja: Kam parë të sëmurë mendorë që ishin të lidhur me zinxhirë në burg! Luarasi: Kushte horror

29/01/2024 22:14

Gazetarja Anila Hoxha gjatë diskutimit në “Top Story” foli për rastet e trajtimit të personave me probleme mendore, që kishin kryer krime, e kryenin dënimin në burgun e Zaharisë.

“Pacientët ishin të lidhur me zinxhirë ose me litarë”, deklaroi gazetarja teksa vijoi të tregonte më tepër detajet.

Ajo tha se personat që vuajnë dënimin, por janë të prekur me probleme mendore, duhet të kenë kujdes të posaçëm mjekësor.

“Kam patur mundësinë të vizitoj burgun e Zaharisë. Përkatësisht dy ambiente ku mbaheshin dy të burgosur që vuanin dënimin. Në spitalin burg në Tiranë që kanë nevojë për trajtim me zemrën se mund të kenë nevojë për tu dërguar direkt në spital. Këta individë ishin të lidhur me litar në krevat edhe me zinxhir, bëhet fjalë para shumë vitesh.

Atëhere u bë vërtetë kambanë alarmi. Kam parë njerëz të lidhur me zinxhirë. Ishte stafi për 140 kriminelë me probleme mendore që trajtoheshin nga tre mjekë. Një nga intervistat më të forta ka qenë asokohe me një nga drejtoreshat e Helsinkit, ajo tha: ‘Nëse ka drejtësi kush gjykatës që firmos për mjekim të detyrueshëm dhe mbyll sytë për situatën, është në shkelje’. Duhet që personat të marrin trajtim të posaçëm që ruhet jashtë me policë, vetëm nga perimetri rrethimit”, u shpreh gazetarja.

Në lidhje me burgun e Zaharisë, detaje zbuloi edhe pedagogia Iris Luarasi, e cila u shpreh se kushtet ishin horror.

“Pamjet nga burgu i Zaharisë ka në qenë horror, ka qenë një spital burgu, spitale si ai që kemi parë në ato kampet e nazizmit. Njerëzit pothuajse nuk trajtoheshin, ndërsa kushtet ishin përtej njerëzores. Kushtet higjeno-sanitare të tmerrshme. Nuk kishin krevate dhe pisllëk, përshirë edhe ushqimin”, u shpreh Iris Luarasi.

Top Channel