Antoni Milloshoski, deputeti i VMRO-DPMNE-së, në fjalimin e tij me kritika ndaj qeverisë së re teknike, tha se Talent Xhaferri nuk do të punojë më shumë se Kovaçevski, i cili sipas tij, së bashku me Mariçiqin, sipas tij, kanë tradhëtuar shtetin.

Milloshoski thekson se Maqedonia e Veriut sot është qiraxhi në shtetin e vet, dhe se ka qeverinë më të korruptuar në vitet e fundit.

“Një dezertor dha dorëheqje, një tjetër po ulet në vendin e tij. Mos prisni nga Talat Xhaferi që të jetë më i mirë se Kovaçevski dhe të punoj në të mirë të shtetit. Sot Kovaçevski dhe Mariciq, e shitën shtetin, për interesa të tyre Maqedonia sot është qiraxhi në shtetin e vet…Për ata që thonë se sot është ditë historike, mund të pajtohemi se Maqedonia ka qeverinë më të korruptuar në vitet e fundit”, tha Antonio Milloshoski.

Deputeti përmendi edhe shumë afera, e tendera “me flamuj evropian” dhe se si partia e Xhaferit është shndërruar në parti kazinosh dhe lojra të fatit.

“VMRO-DPMNE dhe koalicioni nuk do të votojnë për këtë qeveri, së pari se vendin e kryeministrit nuk duhet ta zë partia e cila nuk ka numrin më të madh të deputetëve, dhe e dyta nuk duhet që vendin e kryeministrit ta ketë partia e cila ka numrin më të madh të aferave korruptive”, tha Milloshoski.

Top Channel