Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë në Hagë: Liri për çlirimtarët
29/11/2026 16:42
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar këtë të diel 14-vjetorin e vendimit të Gjykatës së Hagës që e shpalli të pafajshëm atë, Lahi Brahimajn dhe Idriz Balajn.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se vendimi i drejtësisë ndërkombëtare konfirmoi jo vetëm pafajësinë e tyre, por edhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja! Sot, 14 vjet më parë, u vërtetua pafajësia ime, e Lahi Brahimajt dhe e Idriz Balajt, si dhe pastërtia e luftës së UÇK-së”, shkruan Haradinaj.
Top Channel