Futbollisti me famë botërore, Ronaldinho po eksperimenton edhe në një fushë krejtësisht të re për të, në atë të modelingut.
Ai u shfaq në një nga pasarelat më të rëndësishme në botë, në Javën e Modës në Paris, ku sfiloi si model i Kidsuper, një markë veshjesh urbane me bazë në Bruklin, në pronësi të stilistit Colm Dillane.
Gjatë gjithë karrierës së tij Ronaldinho ka fituar shuma të mëdha parash përmes sponsorizimeve, duke qenë imazh i markave të fmashme si Nike, Pepsi, Coca-Cola, EA Sports dhe Danone.
Paris Fashion Week 2024 😎🤙🏾 pic.twitter.com/Gtd1KrXlc1
— Ronaldinho (@10Ronaldinho) January 21, 2024
Në vitin 2006 u bë një nga sportistët më të paguar në botë, me të ardhura mbi 19 milionë dollarë nga reklamat.
Top Channel