
Një këngëtare e njohur braziliane ka vdekur në moshën 42 vjeçare nga komplikacionet e një kirurgjie estetike, duke lënë të shokuar familjarët dhe dashamirësit e saj.
Dani Li ndërroi jetë të mërkurën duke lënë pas bashkëshortin dhe bijën shtatë vjeçare.
Këngëtarja, emri plotë i të cilës ishte Danielle Fonseca Machado – kishte kryer operacionin e komplikuar estetik të premten.
Procedura e saj e reduktimit të dhjamit ishte kryer në bark, në kurriz si dhe për reduktimin e gjokseve, sipas mediave lokale.
Komplikacionet kishin nisur gjatë operacionit në klinikën në Pinhais, Brazil, çka kishte detyruar dërgimin e saj në spitalin e afërt të Curitiba. Shkaku i sakte i vdekjes nuk eshte publikuar.
Bashkëshorti i saj Marcelo Mira, ha dje për mediat: “Trupi i saj vjen nesër në Macapá. Ne jemi të gjithë të tronditur nga kjo. Varrimi do të bëhet të shtunën”.
Këngëtarja ishte e njohur në Brazil me këngën ‘Eu sou da Amazônia’ (Jam nga Amazona).
Pasi fitoi një konkurs talentesh në qytetin e saj ajo ishte vendosur në Macapá, ku nisi rrymën e veçantë muzikore braziliane ‘brega’ – me grupin ‘Banda Sensação’.
Në vitin 2008, ajo u njoh poetin Osmar Júnior, që u bë producenti saj dhe e bëri të famshme.
Këngën e fundit e ndjera e publikoi dy muaj më parë.
Sipas raportimeve ajo kishte paguar rreth 5000 dollarë për operacionin, ndërsa policia tha se ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e sakta të tragjedisë.
Top Channel